Bima më e gjatë në botë nuk është ndonjë dru pyjor që rritet në lartësi, por është një bar deti është zbuluar në brigjet e Australisë !
- Duke përdorur testimin gjenetik, shkencëtarët kanë përcaktuar se një livadh i madh nën ujor në Australinë perëndimore është në fakt një bimë e vetme.
Ajo besohet se është përhapur nga një farë e vetme për të paktën 4500 vite. Bari i detit mbulon një sipërfaqe rreth 200 km katrorë, thanë studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore.
Ata mblodhën fidanë nga i gjithë gjiri dhe ekzaminuan 18 mijë shënues gjenetikë për të krijuar një “gjurmë gishti” nga çdo mostër.
Përgjigjet i çuan studiuesit se i gjithë gjiri ishte i mbushur nga një bimë e vetme me një sipërfaqe sa 20 mijë fusha futbolli.
Ata mendojnë se kjo bimë është rritur 35 cm në vit për 4500 vite duke qenë vërtet një bimë elastike dhe e qëndrueshme, raporton BBC.