Në një zonë të largët në Australinë Perëndimore ka nisur puna për ndërtimin e radio teleskopit më të madh në botë.
- Astronomët thonë se Square Kilometre Array do të kërkojë për dëshmi të të jetës njerëzore dhe të ofrojë më shumë të dhëna për prejardhjen e universit.
Ndërtimi i tij është një bashkëpunim shkencor ndërkombëtar. Projekti i Square Kilometre Array ose ndryshe SKA përfshin 130,000 antena dhe 200 satelitë.
Do të ketë dy teleskopë gjigandë dhe super të ndjeshëm në dy observatorët astronomikë në Australi dhe Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët shpresojnë se duke dëgjuar dhe parë thellë në hapësirë do të mund t’u përgjigjen pyetjeve thelbësore:
- A jemi të vetëm në univers? Si ndriçuan yjet e parë? Çfarë është ekzaktësisht “energjia e zezë”, dukuria e mistershme që ndau universin…?
Ekspertët thonë se SKA duhet të jetë ngrihet larg radio frekuencave në tokë, si ato prej kompjuterave, makinave dhe aeroplanëve.
Sipas tyre, SKA do jetë 8 herë më i ndjeshëm se teleskopët ekzsitues dhe mund të tregojë pozicionimin e trupave qiellorë 135 herë më shpejt.
Danny Price, studiues në Institutin e Radio Astronomisë, në Universitetin Curtin, i tha Australian Broadcasting Corp të hënën se SKA ka fuqi astronomike të pashembullt.
- “Do të jetë një nga instrumentet më të ndjeshme që njerëzimi ka ndërtuar ndonjëherë,” tha zoti Price. “Për të dhënë një ide më të qartë, SKA mund të zbulojë ekzistencën e një telefoni celular në xhepin e një astronauti në Mars.”
Australia, Afrika e Jugut, Kanadaja dhe Britania e Madhe janë mes vendeve që po financojnë projektin. Punimet për ndërtimin e radio teleskopit gjigant nisën zyrtarisht të hënën. Ai pritet të jetë funksional në fund të dekadës.