Videoja 15 sekondëshe qe e fundosi portierin italian, ku dukej në banjat e një diskoteke, e xhiruar pa dijeninë e tij, i ka kushtuar shume Mateo Voltolinit. Ai si portieri i dytë të Rexhanës (klub italian që militon në Serinë C) është pezulluar prej një jave nga aktivitetet sportive. Futbollisti, i cili gjatë orëve të fundit ka përfunduar në mes të një furtune, i ka komunikuar avokatit të tij mbrojtës vendimin për të denoncuar autorin e filmimit dhe personat që e kanë shpërndarë.
Aktualisht forcat e rendit kanë nisur kërkimin, pavarësisht se puna e karabinierëve sapo ka filluar, pasi përveç ngjarjes në fjalë do të nisë një kërkim për personazhet momentalisht të panjohur. Voltolini, pas ndeshjes së fituar kundër Vis Pezaros të shtunën 17 nëntor ka kaluar natën në një diskotekë të zonës. Deri këtu asgjë e gabuar, po të mos ishte që lojtari në njëfarë pike ka hyrë në tualet i shoqëruar nga një vajzë me të cilën ka pasur një raport intim. Të dy nuk e kanë kuptuar, megjithatë, që së bashku me ta ndodhej edhe një person i tretë, i cili po i filmonte nga sipër, duke bërë që videoja, menjëherë më pas, të bëhej virale.