Julio César Mora dhe Waldramina Quintero kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më jetëgjatë në botë. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja, të dy nga Ekuadori, janë njohur në vitin 1934 dhe janë martuar në vitin 1941. Së bashku, mosha e tyre është 214 vite dhe 358 ditë.
Ata thonë se sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer që kanë është dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit që nuk ka munguar asnjëherë.
Çifti u martua fshehtazi pasi familjet ishin kundër martesës së tyre. Por, me kalimin e kohës dhe me durim të madh, Julio dhe Ëaldramina arritën që të bindnin prindërit se kishin bërë zgjedhjen e duhur dhe këtë e vërteton kaq shumë vite martesë.
Kur u pyetën për suksesin e marrëdhënies së tyre ata thanë: “Kurrë nuk kemi bërë sherr dhe kurrë nuk jemi zënë. Kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por kurrë nuk kemi futur fëmijët në mes.”
Ata kanë 5 fëmijë, 11 nipër dhe 21 stërnipër.