Greqia vijon betejen me flaket prej me shume se nje jave. Televizioni “Open” ne nje prej kronikave ka marre edhe rrefimin e nje emigranti shqiptar ne Evia,
i cili i eshte bashkuar perpjekjeve te banoreve vendas per shuarjen e zjarrit. Astriti, por qe ne Greqi njihet me emrin e ndryshuar Apostoli, i tregon gazetarit se ndien detyrim te luftoje me flaket.
Sipas tij Greqia eshte si nje atdhe i dyte per te, prandaj ka dale me c’te mundet te fike zjarrin dhe te mbroje pasurite e banoreve nga flaket. Ajo qe bie ne sy te Astriti eshte edhe nje bluze e fushates se Partise Socialiste, ku siper eshte mbishkrimin “Voto PS 12”. Me poshte kronika e plote e televizionit grek. ©argjirolajm.net