Asteroidi rrezikon të godasë tokën, a rrezikohet Shqipëria?

Shkencëtarët nga Agjencia Kombëtare e Hapësirës Ajrore e SHBA (NASA) dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) kanë vërejtur se një asteroid po i afrohet tokës.

Duke marrë parasysh skenarët e mundshëm në rast të goditjes nga një asteroid, shkencëtarët kanë diskutuar planet e mundshme të emergjencës dhe zhvilluan plane se çfarë mund të bëhet për ta parandaluar këtë objekt qiellor.

Ekipi i përfshirë në studim e quajti skenarin hipotetik të ndikimit të asteroidit ‘2021 PDC’. Sipas këtij skenari, asteroidi 56 milionë kilometra nga planeti ynë do të godasë Tokën në muajt në vijim, informon abcnews.al.

Në skenarin në fjalë, probabiliteti i asteroidit të zbuluar më 19 prill për të goditur planetin tonë më 20 tetor u përcaktua si 5%.

Llogaritjet kanë zbuluar se rajoni ku do të godasë asteroidi do të jetë Europa Lindore ose Afrika Veriore. Pra, edhe Shqipëria është pjesë e zonës së rrezikut.

Shkencëtarët thonë se nëse do të ketë një shpërthim masiv bërthamor të asteroidit, pasojat do të jenë të tmerrshme. Kjo do të thotë që nëse nuk merren masa efektive, miliona njerëz duhet të lënë shtëpitë dhe vendet e tyre, për t’u evakuuar./abcnews.al

Author: admin