Ashtu siç vetëm “Çupat nga Vlora” dinë! Kënga e re e Aurela Gaçes me protagonist Skerdin s’duhet humbur!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka publikuar ditën e sotme këngën më të re me titull “Çupa nga Vlora” dhe le të themi se na nevojitej një këngë e tillë këtë sezon.

Si gjithmonë, Aurela është kujdesur që të transmetojë super energji, duke vërtetuar edhe një herë se nuk konsiderohet më kot “uragan i skenës shqiptare”. Kënga është tipike verore dhe shumë ritmike, teksa teksti vjen si një dedikim i bukur dashurie.

E kjo shpjegon edhe faktin pse protagonist i saj është bashkëshorti i Aurelës, Skerdi. Deri më tani ai kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes së mediave dhe të shfaqet shumë pak në rrjetet sociale. Megjithatë, së fundmi duket se nuk ka mundur t’i thojë “Jo” Aurelës dhe kësaj kënge kaq të bukur.

Teksti i saj është shkruar nga vetë Aurela në bashkëpunim me Nexhip Serajn, kurse për muzikën është kujdesur Enis Mullaj. Videoklipi po ashtu është punuar në detaje dhe është xhiruar në jug duke sjellë edhe një herë në vëmendje se çfarë perlash natyrore fshihen në vendin tonë.

Aurela shfaqet mëse e lumtur në krahët e Skerdit, i cili për hir të së vërtetës është lezeti i këtij klipi. “Eja zemër-o. Thuaj sa më do. Flakëruar-o. Zjarri i zemrës-o. Eja, eja zemër-o“- thuhet në refrenin që me siguri do na shoqërojë gjatë.

 

Author: admin