Kjo teknologji lejon që automjetet elektrike të rikarikohen ndërsa udhëtojnë në korsi të dedikuara. Falë një sistemi inovativ të pozicionuara nën asfalt që transferonë drejtpërdrejt energjinë e nevojshme tek automjetet në tranzit. Teknologjia mund të përshtatet për të gjitha automjetet e pajisura me një “marrës” të posaçëm, i aftë për të transferuar energjinë nga infrastruktura rrugore drejtpërsëdrejti në motorin elektrik, duke zgjeruar rrezen dhe duke ruajtur ngarkesën e baterisë së automjetit.
Ndër përfitimet e shumta të teknologjisë së karikimit me induksion, kërkimet po nxjerrin në pah, për shembull, efiçencë më të madhe të energjisë së automjetit falë karikimit në lëvizje, zvogëlimit të volumit të baterisë në automjete dhe rritjes së jetëgjatësisë mesatare të baterisë. falë shmangies së pikut të karikimit ( bateria do të furnizohej me energji në intervale gjatë ditës). Përveç kësaj, pasi të ketë përfunduar zhvillimi i tij, sistemi do të jetë në gjendje të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së udhëtimit të përdoruesit, me një reduktim të kohës së ndalimit për rimbushje falë kombinimit optimal të sistemeve të ndryshme të rikarikimi.