As Beniada nuk i shpëton dot politikës, e takon ashtu rastësisht kandidati për kryetar bashkie

Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka ka ndarë në adresën e tij zyrtare në “Facebook” disa foto nga sheshi “Liria”, aty ku gjatë ditës së sotme ka pasur mundësinë të takojë e bisedojë me qytetarët.

Në foton e parë të postuar shihet kandidati për bashkinë e Durrësit me modelen dh ish-banoren e “Big Brother Vip”, Beniada Nishanin.

Prej ditësh tashmë në qytetin bregdetar, Beniada nuk mund t’i shpëtonte politikës dhe fushatës elektorale që është bërë kryefjalë këto kohë, me qytetin që po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme lokale.

“Shpresë dhe besim për në 6 mars”, ka shkruar kandidati për kryetar bashkie në Durrës, Ardian Muka, në statusin që shoqëron fotot.

Përsa i përket Beniadës, pas daljes nga BBV, ajo po qëndron në Durrës tek të afërmit e saj. Shumë shpejt do ta shohim në televizion.

Beniada do jetë në krah të Manushit në “Procesi Sportiv”, por jo vetëm kaq, pasi do të ketë edhe një rubrikë të saj në “E Diell”, po në TCH./asutimes.com

Author: admin