Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministrit Rama i ka mbërritur një shkresë me informacion për 55 parcela me kanabis të pakorrura në qarkun e Shkodrës, por nuk janë marrë masa dhe nuk ka ndodhur asgjë pas këtij informacioni.
- I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha këtë vit kultivimi i kanabisit është përqëndruar në Shkodër. Ai deklaroi se në Shqipëri ka mungesë të punonjësve të kanabisit, pasi ata janë zhvendosur në Spanjë, ku ka fitime më të mëdha.
“Këtë vit përqëndrimi i kanabisit ka qenë në qarkun e Shkodrës. 55 parcela të pakorrura, shkresa i ka shkuar kryeministrit. I thoshte administratori lokal, veproni. I kishin dekonspiruar. Është shkresë që i ka shkuar kryeministrit Rama. Ai donte të dilte me fytyrë të fliste, por nuk e nxorra unë, se kisha frikë se çfarë i ndodhte. Prandaj i kapën ato gratë aty, për të fshehur këto.
- Këtë vit është përqëndruar kanabisi në Shkodër. Gledis Nano kërkoi që kanabisi duhet në minimum, nuk ka tolerim. Në Shkodër iu vendos tritoli 4 oficerëve, sepse e kanë detyrim të raportojnë ata. Ata që ti ruheshin avionit të italianëve, e çonin si letër.
Është kultivuar kanabis, por nuk ka punëtorë sepse kanë ikur në Spanjë. Shumë nga prodhuesit e kanabisit kanë shkuar në Spanjë dhe kanë marrë punonjësit i kanë çuar atje“, tha ndër të tjera Hoxha.