Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa vetëm pak vite më parë.
Por disa media në SHBA thonë se kjo ulje çmimi ka një tjetër kosto, të cilën njerëzit as nuk e kuptojnë dot.
Televizorët me lidhje interneti, që janë praktikisht një kompjuter, mund të mbledhin të dhëna për çfarë shihet në ekran, si dhe vendndodhjen e shikuesit specifik.
Kjo bën që kompanitë që i shesin këta televizorë të lirë, t’i mbledhin të dhënat e t’i shesin ndaj kompanive të interesuara për reklama apo arsye të tjera, duke nxjerrë kështu koston që kanë humbur duke ulur çmimin e televizorit.