Arjola Demiri, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka zbuluar shumë detaje, në mesin e diskutimeve ajo ka folur edhe për historinë e saj në lidhje me ish bashkëshortin.
Aktorja ishte e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve, e në “Goca dhe Gra” zbuloi shumë të pathëna.
Ajo tha se i kishte kërkuar ish-burrit të ruajnë miqësinë për hatër të fëmijëve, por që i njëjti nuk e kishte pranuar.
“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit, nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja, unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje.
Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve, nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie.
Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes emocionesh aktorja./Lajmi/asutimes.com