Gazetari Arjan Çani tregon versionin e tij se pse Edi Rama nisi operacionin kundër ndërtimeve pa leje.
Në Çim Peka Live, Çani tha se këtë nismë Rama do ta mbajë gjatë, por shtoi se mbi qeverinë rëndon edhe afera e inceneratorëve, të cilën nuk ka aferë tjetër që mund ta mbulojë.
“Aferat e tjera janë milingona krahasuar me inceneratorët”, tha Çani.
Arjan Çani: E gjithë kjo historia e pallateve pa leje që hapi Rama tani është shumë interesante që mund të mbajë gjatë, nëse nuk do të ketë ngjarje më të rënda. Në fakt, afera e inceneratorëve është afera e shekullit dhe deri tani nuk mund të mbulohet me një aferë tjetër, këto të tjera duken milingona deri tani. Pyetja që shtrohet sot është: Pse tani Rama vendosi të bëjë këtë gjë? Një arsye, sipas burimeve pranë Kryeministrisë, për këtë rikthim të ri politik, Rama poluan me një kartë shumë të interesante që thotë opozitë nuk ka, opozitën do ta bëj vetë. Në mendjen e Ramës, ndoshta ai dhe këshilltarët e tij, ka menduar t’u imponojë njerëzve se opozitën e vërtetë do ta bëj unë dhe po godas atje ku s’ia pret mendja kujt, po godas te ndërtues pranë pushtetit. Rama do të krijojë perceptiomin që tani nuk pyes, do godas dhe te njerëzit e mi.