Avokati i ish.zv.kryeministrit, Henrik Ligori ka thënë para gazetarëve se Arben Ahmetaj ndodhet në Angli.
Ai shtoi se Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të ketë lirinë.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati Ligori.
Kujtojmë se sot në një seancë të posaçme, deputetët e mazhorancës dhe opozitës miratuan me 117 votë pro heqjes së imunitetit, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar ish-zv.kryeministrin