Kjo ftese ka ardhur në adresë të institucionit falë angazhimit të pandërprerë të sektorit për mardhënje ndërkombëtare dhe sukseseve të ansamblit, posaqërisht gjatë kohës së pandemisë dhe një video-inçizimi sensibilizues që i është dërguar të gjitha ambasadave, edhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe në solidarizim me viktimat e Covid 19 vitin e kaluar. Ky festival “Ditët e trashëgimisë së Sharjahut” ka karakter revial ku do marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota me program specifik.Ansambli ynë ka 18 artistë( vallëtarë dhe orkestër) që kanë përgatitur program ekskluziv me muzikë shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe pika ekskluzive nga tradita e Emirateve Arabe!