Pista që çon Angel Di Maria tek Juventus është kthyer në “flakë”. El Fideo është në skadim të kontratës së tij dhe nuk do të rinovojë me Paris Saint Germain. Zonja e Vjetër shprehu vlerësimin e saj për mesfushorin sulmues argjentinas.Pëlqimi i Di Maria për fanellën e re të Juventusit i postuar në Instagram mund të sugjerojë se vullneti i lojtarit, i cili tashmë kishte përsëritur se dëshironte të bënte të paktën një vit tjetër në nivelet më të larta, është pikërisht ai i veshjes së fanellës bardhezi për sezonet e tij të fundit në Evropë.