Ish-protagonistja e “Përputhen” vazhdon me deklarata të padëshiruara për konkurrentët!
Në disa postime të publikuara së fundmi në Instagram, Shqipja është kujdesur që të gjejë material për të demaskuar Tean, pak ditë pasi nxori audion e Andit.
Pas publikimeve të disa fotove, ku tregon se Tea dhe Bearti, i cili ka lënë programin, janë çift prapa skenave, Shqipja vjen me një tjetër “BOMBË”.
Pak kohë më parë Hysenaj publikoi një foto të Andit pranë një vajze, për të cilën tha se është Tea, por konkurrentët e mohuan! Andi u shpreh se fotoja është shkrepur në Gjermani dhe vajza është ish e dashura, ndërsa Tea nga ana tjetër tha se në atë kohë ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën, madje kjo e fundit për të qenë më transparente bëri krahasim midis profilit të saj dhe ish të dashurës së Andit.
Por, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga kjo histori, Shqipja vazhdon të “thumbojë”.
Me një tjetër postim në rrjete sociale ajo ka sjellë prova të tjera për të provuar që vajza në foto është Tea! Shqipja ka publikuar një foto përballë të Teas në po atë vit, ku konkurrentja e “Për’Puthen” shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë me vija, të njëjtë si vajza në foto.
“Uroj që produksioni të shohi këtë fto meqë e donin përball se në profil nuk e dalluan dhe mos të më akuzojnë mua që gënjej. Se herën e parë nuk reagova..”, shkruan Shqipja bashkangjitur fotos./korrieri.al