Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka prezantuar, disa kushte që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e integrimit në familjen europiane.
Ajo listoi disa kushte, duke theksuar fakti se Shqipëria duhet të dalë nga zona gri e fenomenit të pastrimit të parave.
Christiane Hohmann: Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE.
- Së pari: Do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë.
- Së dyti: Do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
- Së treti: Do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së.
- Së katërti: Do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore.
- Së pesti: Zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu.”, tha ajo.