Largimet e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar janë bërë padyshim tema më e diskutuar ditëve të fundit. Kjo sepse ata po rrezikojnë jetën e tyre në kalimet me gomone e siç edhe e tregojnë e gjithë kjo bëhet ‘për një jetë më të mirë’.
- Ambasada britanike në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve, kryesisht të rinjve të mos tentojnë largimin drejt Britanisë së Bashkuar përmes gomoneve pasi kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, apelon ambasada britanike përmes një postimi në Facebook.
- Në fakt, i gjithë ky debat është fokusuar te të rinjtë shqiptarë të cilët shkojnë në Angli përmes mënyrave ilegale dhe kërkojnë azil nga qeveria britanike.