Ish- konkurrentes së Për’puthen i ka ndodhë e papritura.Alvisa Qarrit ia kanë hakuar instagramin, ku jo vetëm që ka mijëra ndjekës por edhe shumë biseda private, shkruan lajmi.net.
Disa nga bisedat që Alvisa ka poseduar, i janë publikuar dhe fansat janë habitur nga ato se çfarë shkruhej.
Një ndër bisedat ishte edhe me Albin, ish-konkurrentin e Për’puthen i cili ka disa ditë që ka dalë nga programi.Siç kuptohet nga mesazhet e publikuara, Bashkimi mund të ketë pasur edhe të dashura të tjera, për të cilat Alvisa ka qenë në dijeni, e mbase kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e ndarjes.
Një ‘screenshot’ tjetër tregon se si Alvisa përpiqet të komunikoj nga një faqe tjetër me personin që i ka vjedhur Instagramin.
Theksojmë se ish-konkurrentja e Për’puthen ka arritur ta rikthejë llogarinë e saj të instagramit, ku përveç falenderimit ndaj personit që i ka ndihmuar për rikthimin e llogarisë ajo po ashtu ka kërkuar falje dhe ka treguar se do ta ndjek ligjërisht këtë çështje.
Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që u deklaruan në sezonin e tretë të programit. Mirëpo, lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë programit.
Përndryshe, ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes në “Prive”.
“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, gjërat nuk shkojnë siç duam ne.
Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.”, ishte shprehur Alvisa./Lajmi.net/