
Në ambientet e Fondacionit ALSAR u shpërnda kësti i ndihmës ekonomike për 78 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, me qendër në Britani.
Bashkërendimin në projekt e ndoqën nga afër të deleguarit e Mercy to Humanity pranë degës zyrtare në vendin tonë të kësaj organizate humanitare.
Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijë jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht, mes të tjerash, gjatë tërë vitit.