Zëvendës kryeministri Artan Grubi, ka marrë pjesë në përurimin e sallës së sporteve në Dobrosht të komunës së Tearcës, së bashku Bujarin, Fatmirin, Jetonin, shoqëruan liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Zv. Kryeministri Grubi ka shkruar se “motivojmë edhe më shumë pushtetin lokal që të vazhdojë me projekte të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë”.
Ja postimi i z. Grubi:
Sot, bashkë me Bujarin, Fatmirin, Jetonin, shoqëruam kryetarin Ali Ahmeti në përurimin e sallës së sportit të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës.
Një investim i cili do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme për të cilat edhe punojmë, e nuk do të ndalemi me kaq.
Me këtë rast, motivojmë edhe më shumë pushtetin lokal që të vazhdojë me projekte të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë.