Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti tha për “Review” në Euronews Albania se janë rreth 2600 policë që duan të largohen nga radhët e Policisë së Shtetit.
- “Kam një informacion që në dorë të personave kompetent që bëjnë përjashtimin e policisë janë rreth 2600 kërkesa të punonjësve të policisë që duan të largohen,” – u shpreh ai.
Ahmeti tregoi se brenda 2 viteve kanë hequr dorë nga uniforma blu rreth 600 punonjës.
Ish-drejtuesi pohoi se organizata e policisë në pjesën thelbësore është e shëndetshme, por ka pafund vend për t’u trajnuar.
“Vetëm gdhendja mund ta sjelli në shina këtë situatë. T’i paguajnë mirë t’i trajnojnë, t’i veshin, t’i mbathin, t’i kërkojnë llogari,” u shpreh Ahmeti.