Aktuale nga PATЁR ANTON ARAPI

Patër Anton Arapi u pushkatua më 20 shkurt 1946

Kur e çonin për t’a ekzekutuar mes një rrebeshi shiu, kleriku i madh mundohej t’a ngrinte lart veladonin që të mos i bëhej me baltë. Prokurori Misto Treska i drejtohet: ”Pse po ruhesh padre se mos bëhesh pis, në baltë ke për të shkuar?” Patër Anton Arapi i përgjigjet, ”Atje ku të shkoj due me shkue si kam kenë tan jetën, i papërlyem.”

Aktuale  thenja e Tij, ne gjyq dhe kur e conin drejt pushkatimit vlen per situaten ne te cilen ndodhen sot Shqiperia dhe Kombi Shqipter, per vlerat njerzore dhe atedhetare. Zoti i mesherofte !

PATЁR ANTON ARAPI
(5 janar 1888 – 20 shkurt 1946)

Në një ditë si kjo, plot 78 vjet më parë, nuk hezitoi ti tregonte atyre që po e gjykonin se çfarë mëkatesh po kryenin ata mbi popullin shqiptar:

  • ”Zoti pastë mëshirë për ju, qi nuk jeni tue dashtë me dijtë se çfarë krimesh po bani kundër popullit e atdheut, jo vetëm për dënimin tem e të qinda të tjerëve të pafajshëm sikurse unë, por për tragjedinë qi keni vulosë kundër tanësisë kombëtare, në dhunim shqelmues të tagrit të shqiptarëve për atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falë kombit!”

Pergatiti per “JEHONA.Info”

Sokol SHEME

Author: jehona