Aktorja shumë e dashur për shqiptarët tashmë nuk jeton më.
I gjithë publiku u trondit ditën e djeshme pasi aktorja e njohur Edith Gonzales e njohur për të gjithë publikun me rolin e Salome, u nda nga jeta pas betejës me kancerin.
Ajo është cilësuar si një ndër aktoret më të mira dhe prej vitesh ka sjell një sërë rolesh në seriale të ndryshme. Në të gjitha mediat është shkruar për të dhe janë publikuar disa nga momentet më të mira të aktores. Mirëpo, të gjithë janë prekur nga letra që Edith i ka shkruar vajzës së saj 14 vjeçare në ditëlindjen e saj.
Të gjithë janë përlotur nga letra e saj, pasi 54 vjeçarja i kishte dhënë disa këshilla për jetën dhe se si kurrë nuk duhet të dorëzohet.
‘Një ditë më lajmërove për ardhjen tënde, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur. Ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qënie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta. Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur.
Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.” “Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dëlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.
Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe’”, shkruhej në letër.