Nga Klodian Tomorri
Prapë ka bërë aksident autobusi i Unazës.
Askush nuk bën një analizë, cilat janë shkaqet pse përfshihen në aksidente urbanët e Unazës. Nuk është 1 rast, as 2. Këta po përplasen çdo dy ditë.
- Janë autobusët difektozë në sistemin e kontrollit? Është stafi i patrajnuar siç duhet? Shoferët punojnë me orare të gjata? Apo autobusët janë më të mëdhenj se ç’duhet dhe nuk mund të manovrojnë dot lirshëm nëpër rrugët e Tiranës?
Pasi gjendet shkaku i vërtetë, ndërhyhet për ta korrigjuar. Por jo. Kjo punë do të vazhdojë kështu. Një herë do thonë i ra të fikët shoferit. Një herë i preu rrugën Porsche.
Derisa larg qoftë, ndonjë nga ata të bëjnë gjëmën me 200 veta brenda. Dhe i ka vajtur afër, jo pak herë.
Pastaj do dalin këta si të pikëlluar nëpër televizor. Por ndërkohë nuk do i duhet askujt.
Këta do mbajnë fitimet, njerëzit gjëmën…!