Mediat kroate shkruajnë se si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë ndërsa të paktën 7 të tjerë dyshohet se janë plagosur. Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.
Ende janë të paqarta arsyet e aksidentit, ndërsa raportohet se shoferi është kthyer djathtas, ka goditur barrierën dhe më pas është përmbysur në anën e majtë.
Sipas policisë kroate, në momentin e ngjarjes në autobus ishin 9 pasagjerë dhe shoferi. Ndërkaq, hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik në drejtimin për në Zagreb.