“E dashura ime ndihet e dëshpëruar që është me mua dhe e vetmja gjë që e shkakton këtë janë partneri i saj aktual dhe familja e saj”, kështu e nis rrëfimin për “Dear Deidre” një 35-vjeçar, i cili kërkon të ndihmojë vajzën që dashuron, shkruan “The Sun”.
“Ne kemi qenë së bashku për një vit e gjysmë dhe ajo ka dashur të lërë të dashurin e saj vitin e kaluar.
Unë dua ta mbështes pa qenë i detyruar. Do të doja të shkoja në shtëpinë e saj, të përgatisja një furgon, të merrja atë dhe vajzën e saj dhe të fillonim jetën tonë të re së bashku.
Por ajo po lufton me shëndetin e saj mendor.
Ajo po shqetësohet se mund t’i duhet të luftojë në gjyq për të marrë kujdestarinë e vajzës, dhe i dashuri i saj është një karakter shumë i ndërlikuar.
Unë jam 35 dhe e dashura ime është 34 vjeç. Ajo është një shoqe e vjetër nga shkolla, por rrugët tona dikur u ndanë.
Pastaj dy vjet më parë, ne ramë sërish në kontakt me njëri-tjetrin përmes Facebook.
Ajo më besoi aq sa të më tregonte se partneri i saj, i cili është 48 vjeç, e trajton si një plerë.
Ai nuk bën asgjë në shtëpi, nuk i bëhet vonë për vajzën e tyre dhe nuk pranon të punojë.
Jam unë ai me të cilin ajo dëshiron të jetë 100 për qind. Ajo dëshiron t’i thotë atij se çdo gjë ka mbaruar, sepse nuk ka qenë e lumtur për vite me radhë.
Ajo lufton për të siguruar jetesën, sepse ai nuk i siguron asgjë. Ne nuk mund të presim për të ardhmen tonë.
Ajo thoshte se nuk dëshironte më shumë fëmijë, por tani e ka një dëshirë të tillë me mua.
Ajo e di që do të ishte ndryshe me mua.
Unë i them se është mjaft e fortë për t’i treguar partnerit dhe familjes së saj. Tani kam nevojë që ajo ta besojë gjithashtu këtë gjë”.
Pas këtij rrëfimi, “Dear Deidre” thotë:
“E dashura juaj duket se është në një situatë të mjerueshme. Është e rëndësishme t’i jepni asaj hapësirë për të punuar me të vërtetë për atë që dëshiron të bëjë.
Ju mund të jeni mbështetës duke e lënë të kuptojë që, nëse është e gatshme ta bëjë atë hap, ju do të jeni absolutisht aty për të.
Por të dyve ju duhet një rezolucion, në një mënyrë apo në një tjetër.
Thuaji që të ngecësh kështu nuk është e drejtë për askënd.
Vendosni një afat kohor, ndoshta ajo ka dy muaj për t’i thënë partnerit të saj se çdo gjë ka mbaruar, ose do të duhet të vazhdoni tutje.
Jepini edhe vetes kohë për të kuptuar se mes saj dhe partnerit aktual që ka çdo gjë ka marrë fund.
Meqënëse ata kanë një vajzë bashkë, atëherë ajo duhet të sigurohet që kurrë nuk do të ketë një pajtim mes tyre nëse vendosin t’i japin fund çdo gjëje.
Nëse ajo nuk e bën, unë kam frikë se lidhja nuk është aq e fortë për të sa është për ju, në këtë rast është më mirë ta dini më shpejt sesa më vonë.
Sado e vështirë të jetë kjo, të paktën do të jeni të lirë të gjeni dikë tjetër që ta doni dhe t’ju dojë”.