Një emër e njohur në vendin tonë, bëhet fjalë për Eriselda Shllaku që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, megjithatë nuk ka hequr dorë pasi projektet i ka të shumta.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda ka folur për të gjithë karrierën e saj ndër vite, duke u ndalur edhe në raste të veçanta.
Ndër të tjera, ajo zbuloi se Agron Llakaj e ka hequr nga spektakli i humorit, ‘Al’Pazar’ pa paralajmërim më herët. Sipas tij, arsyeja ishte mungesa e fondeve.
“Fillimisht kam qenë në ‘Al’ Pazar’, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më erdhi një ftesë nga Agron Llakaj e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore erdhi edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë.
Ndërsa sa i përket ‘Portokallisë’ ka qenë tjetër gjë. Unë aty kam qenë e ftuar disa herë pasi lash ‘Al’Pazarin’. Tentativat aty po kanë qenë nga ana ime maksimale dhe përpjekjet për të qenë pjesë e grupit të “Portokallisë”. Kam çuar shumë skenare të mijat, nga pena shumë të mira shkruar për mua. Nuk e di pse nuk u bë më.
Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, do vazhdonte edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”, u shpreh Shllaku./Shqiperia ime.com.al