E njohur si Çarja e Afrikës Lindore e cila u formua të paktën 22 milionë vjet më parë, është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Një çarje e madhe toke u vërejt përgjatë shkretëtirës së Etiopisë në vitin 2005 dhe aktualisht është duke u zgjeruar me të paktën 2,5 centimetra në vit.
- Shkencëtarët se kjo ndodhi e çarjes së tokës në Afrikë mund ta ndajë kontinentin në dy pjesë dhe të formojë një det të ri.
- Vendet përgjatë bregdetit juglindor të Afrikës mund të shndërrohen në një ishull gjigant, duke krijuar një det të ri nga Etiopia në Mozambik.
Në atë kohë, u tha se fenomeni është duke ndodhur për shkak të largimit të dy pllakave tektonike nga njëra-tjetra, por gjithsesi nuk pati një përfundim të saktë. Së fundmi, një studim i botuar në muajin qershor ka dalë në përfundimin se ky fenomen është duke ndodhur për shkak të shpërthimeve të lavës nga bërthama e planetit.
“Ajo që ne nuk dimë ende është nëse kjo çarje do të vazhdojë me të njëjtin ritëm apo do të përshpejtohet.
Me ritmet e tanishme, një det me përmasat e Detit të Kuq mund të formohet aty pas rreth 20 milionë vjetësh”, tha Ken Macdonald, profesor në Universitetin e Kalifornisë.