Ae dini Ku ndohet pishina më të thellë në botë

Njëri ndër vendet më të mira në botë siç është Dubai, sapo ka hapur një atraksion tjetër rekord, bëhet fjalë për pishinën më të thellë të zhytjes në botë.

Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina është pjesë e tërheqjes së re Deep Dive Dubai e që ka marrë rekordin nga Deepspot i Polonisë, që ka një thellësi mbi 45 metra.

Pishina Deep Dive Dubai është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe është të paktën katër herë më i madh se çdo pishinë tjetër në botë.

“Guinness” ia dha titullin pishinës më të thellë për zhytje më 27 qershor, shkruan CNN.

Objekti tani është i hapur vetëm me ftesë por do të hapet për publikun më vonë këtë vit. Princi i Dubait Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale.

Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur rroba të hollë ose rroba banje.

Kompleksi i zhytjes gjithashtu ka një restorant të pajisur me dritare të mëdha dhe ekrane televiziv, duke lejuar familjet dhe miqtë jo zhytës të shikojnë nga toka e thatë.

 

Author: admin