Këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” ishte i ftuar një djalë i ri, që quhet Rei dhe është në klasën e 9-ë.
Ai ka ftuar mamin e tij, e cila është njëkohësisht dhe mësuesja e tij në shkollë dhe jep lëndën e Gjuhë- Letërsisë. Rei tha se mami i tij e thërret gjithmonë me mbiemër dhe asnjëherë në emër dhe kjo e bën që ai të ndihet i veçuar nga shokët. Prandaj ai ka ardhur sot në studio që t’i thotë mamit të tij që ta trajtojë njësoj si të tjerët, edhe pse ajo është mësuesja e tij. Gjithashtu, Rei ka edhe një lutje tjetër, pasi ai shumë shpejt do shkojë në gjimnaz dhe ky është një tjetër problem për atë. Në shtëpinë e tij diskutohen dy variante se ku mund të vazhdojë Rei studimet.
Njëri është në një shkollë të mesme private ku punon një kolegu i mamit të Reit, që sipas tij është njësoj si të jetë e pranishme mami i tij. Dhe varianti tjetër është një shkollë publike ku mami i tij mund të transferohet. Për Rein ky është një problem, pasi ai kërkon të jetë i pavarur. Në studio e pranishme ishte dhe motra e Reit, ku dhe ajo ka qenë në shkollën ku jep mësim mami i saj. Ndryshe nga Rei që mori guximin dhe erdhi në studion e “Të dielës Shqiptare” ajo ka qenë një natyrë e mbyllur.
Gazetari i “Të dielës shqiptare”, Enea, shkoi në shkollën ku jem mësim mami i Reit, zonja Aida dhe i dërgoi mesazhin ku është e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.
Mësuese Aida jep mësim prej 16 vitesh në shkollën “Eftali Koçi” dhe është shumë e lumtur dhe e kënaqur me punën e saj.
E pyetur nga Arditi se në studio mund të kenë ardhur nxënësit të cilët thonë se e ka mbajtur Rein me hatër, mësuesja është e prerë dhe thotë jo, sepse ajo i trajton nxënësit shumë mirë dhe më vetëdijë më shumë kjo sjellje prek djalin sesa nxënësit e tjerë.
Pasi mësuesja “u përball” me djalin e saj, Rein, ai nisi me kërkesat e tij.
Rei i kërkoi mamit të tij që të mos transferohet në shkollën e mesme ku ai dëshiron të studiojë.
Rei : Siç kanë kërkuar shumë nxënës, unë po dal kundër rrymës dhe po të kërkoj të mos shkosh në shkollën ku do studioj unë.
Mësuese Aida: Patjetër…
Rei: Unë gjithmonë kam qenë i sulmuar këto 9 vitë dhe nuk dua që 3 vitet e gjimnazit të kalojnë në të njëjtën vorbull.
Mësuese Aida: Jo, mami këtu nuk bashkohem me ty. Duke qenë se ti je shumë i ndjeshëm.
Arditi: Edhe shokët dhe shoqet mund ta thonë se ai është i favorizuar.
Mësuese Aida : Po, edhe mund ta thonë. Ai nuk njef limite, Është nxënës shumë i mirë.
Arditi: I bëni pyetje më të vështira, Reit?
Mësuëse Aida: Po, sepse ai është nxënës i 10- ës dhe është shumë i mirë. Ai do përballet me pyetje të vështira.
Por, Rei nuk u ndal këtu. Ai i kërkoi mamit të tij ti japë më shumë liri dhe përgjegjësi.
Rei: Për shembull për shkollën. Kur flisni për shkollën e mesme apo të lartë. Dua që unë të jem i pranishëm dhe të mos shkoj në atë shkollë ku të kesh ti kolegë, apo të shkosh ti.
Mësuese Aida: Unë kam një bashkëshort të mrekullueshëm. Dhe deri më tani kemi menduar 2 shkolla, dhe në fund do të jetë komplet vendosja e djalit.
Por përpara se në studio të mbërrinte zonja Aida, Ardit bëri një marrëveshje të vogël me Rein dhe motrën e tij. Pasi ai të mbaronte me kërkesat, Rei do i prezantonte mamit të tij “nusen” që në fakt është motra e tij. E gjitha kjo u bë për të provokuar mamin e tij.
Pasi mbaruan me kërkesat, Rei kishte dhe një “sekret” të vogël për mami e tij. Ai e pyeti nëse ajo ishte gati të takonte “nusen”.
Rei: Ma, je gati të takosh nusen?
Mësuese Aida: Ta tregoj nusen unë ty.
Arditi: Ke nuhatur ndonjë gjë?
Mësuese Aida: Simpati po…
Arditi: Je gati ta njohësh, dorën që puthi?
Rei: Ma, më beso do bëhesh, vjehrrë, do bëhesh gjyshe.
Mësuese Aida: Jo, Ardit. Është shumë herët.
Edhe pse në fillim nuk pranoi të shikonte se kush fshihej, pas dorës që puthi Rei, më në fund mësuese Aida pranoi.
Në ekran u shfaq, vajza e saj Sara. Mësuese Aida u prek shumë nga kjo surprizë.
Sara falënderoi mamin e saj dhe i dha një mesazh shumë të bukur. “Ti e di që fjalët për ty mua më humbin dhe nuk shprehem me fjalë shumë. Faleminderit që më ke edukuar , që më bërë këtë që jam unë sot dhe e mbaj me nder dhe me kokën lart emrin Sara, e bija e Aida Haxhiut”. Faleminderit për çdo fjalë dhe udhëzim që më kë dhënë.”
Por, Sara gjithashtu i tha mamit të saj se dhe ajo bëhet palë me Rein dhe ai ka nevojë për pak më shumë liri. Të jetë pak më i pavarur me zgjedhjet e tij, dha Sara.
Pas këtij mesazhi kaq të bukur, Sara dhe Rei u bashkuan me mamin e tyre dhe u përqafuan./tvklan.al