Java e tretë e “Abissnet Superiore“-s do të nisë sot me “klasiken“ e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Ndeshja do të luhet në “Selman Stërmasi“ dhe do të nisë në orën 16:00.
Të shtunën në orën 15:00 do të luhen paralelisht dy takime. Erzeni- Teuta dhe Kukësi- Kastrioti. Java e tretë e “Abissnet Superiore”-s do të përfundojë të dielën, kur në orën 15:00 do të nisin dy takimet e fundit, Bylis-Partizani dhe Laçi-Egnatia.
Java e tretë e “Abissnet Superiore”-s:
E premte, 2 shtator
16:00 Tirana – Vllaznia
E shtunë, 3 shtator
15:00 Erzeni – Teuta
15:00 Kukësi – Kastrioti
E dielë, 4 shtator
15:00 Bylis – Partizani
15:00 Laçi – Egnatia