Fation Kuqari, ish-konkurent i “Për’puthen” ka reaguar pas aludimeve në rrjet që thoshin se është një një romancë me këngëtaren Fifi.
I ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, Fatjoni ka treguat për marrëdhënien e tij që ka me këngëtaren, duke mohuar zërat për një lidhje të mundshme. Ai ka zbuluar se së bashku me Fifin po bashkëpunojnë për një projekt.
“Fifi është një këngëtare shumë e mirë, një vajzë shumë e mirë. Mund të them që është një projekt. Do më shikoni si këngëtar, si ta quaj di model, si figurant?”
I pyetur nëse ishte i vërtetë emisioni, ish-konkurrenti tha: “Normalisht që është i vërtetë, prandaj dilja nga vetja unë në shumë gjëra. Është shumë, shumë e vërtetë gjithçka, sepse thoshin disa jo ke program, po ti kisha bërë me program nuk do isha zënë me asnjë unë aty. Mund të kishin bërë aleanca me njëri-tjetrin, i mendon në shtëpinë e vet dhe i bën. Por që në program nuk kishte asgjë”, është shprehur Fationi.
Ai u largua nga emisioni “Për’puthen” pasi një përplasje që pati me konkurentin e ri, Erionin. Kuqari e njoftoi largimin duke thënë se shumë përsona brenda emisionit ishin ‘dyfytyrësh’./korrieri.al