Vetëm 5 minuta dhe jo më shumë. Kaq ka zgjatur një ndeshje futbolli në Argjentinë, e çuditshme, por është e vërtetë. Tre minuta pjesa e parë dhe vetëm dy, fraksioni i dytë i lojës.
Shkaku se përse është luajtur kaq pak është pas një vendimi të marrë nga ana e Federatës së futbollit argjentinas. Ky vendim është dhënë pasi më 23 korrik 2017, në takimin mes Deportivo Riestra dhe Comunicaciones deri në atë moment ishte 2-0 në favor të Riestra, tifozë të ekipit kundërshtarë, pesë minuta nga fundi i lojës, janë futur në fushën e blertë dhe i kanë sulmuar ata. Episod ky që shihet shpesh në futbollin argjentinas.
- Përballja është luajtur me dyer të mbyllura për të shmangur incidente të tjera dhe sipas asaj që raportojnë mediat, për të parë minutat e ndjekura, televizionet me pagesë kanë pasur audiencë shumë të lartë, me 4.3% share. Shifër e lartë kjo për një televizion me pagesë.
Në pesë minuta aty ndodhi gjithçka si të ishte një ndeshje e zakonshme, 22 futbollistë në fushë, pati faulle, pozicion jashtë loje, raste shënimi nga ana e Comunicaciones, por në fund ata që e panë veten triumfues ishin futbollistët e Deportivo Riestra.