Takimi Rostov-Krasnodar ka zgjatur 109′ me gjithe 19′ shtese . Dhe kjo ndeshje mbahet si rekordmene ne kohen e nje takimi futbolli.
Sfida e kampionatit rus e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit mes Rostov dhe Krasnodar ka hyrë në historinë e futbollit botëror për një fakt shumë të veçantë, minutat shtesë në fund të ndeshjes kanë zgjatur më shumë se pushimi mes dy pjesëve. Përfshirë edhe minutat shtesë të pjesës së parë në këtë sfidë janë luajtur 111 minuta e 15 sekonda kohë efektive.
Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Meshkov në Rostov Arena, kronometri shënonte 109 minuta e 13 sekonda, pra më shumë se 19 minuta shtesë vetëm në pjesën e fundit. Sa për kronikë takimi Rostov-Krasnodar u mbyll në barazim 1-1.