A e dini se… Kondicionerët festojnë 120 vjetorin e “lindjes” …!

Kondicioneri lindi 120 vjet më pare ! Një histori e teknologjisë që ndryshoi stilin tonë të jetesës

Willis Haviland Carrier, shpikësi i kondicionerit

Ishte një inxhinier i ri amerikan që ndërtoi kondicionerin e parë industrial më 17 korrik 1902.

  • Gjithçka filloi në fillim të viteve 1900 në kompaninë e litografisë dhe shtypjes Sackett & Wilhelms në Pittsburgh, Pensilvani. Për shkak të lagështisë së lartë të krijuar nga “The Point”, vendi ku lumenjtë Allegheny dhe Monongahela bashkohen për të formuar lumin Ohio, letra e prodhuar në kompani u deformua në kontakt me bojën, e cila në fakt u bë e pashitëshme. Nisur nga gabimet e shumta në printim që pasuan, tipografia filloi të pësonte humbje të konsiderueshme, aq sa rrezikonte vazhdimin e biznesit. Për këtë arsye, drejtuesit e lartë vendosën t’i drejtohen Buffalo Forge, një ekspert në prodhimin e sobave dhe sistemeve te ventilimit.

Detyra e zgjidhjes së problemit iu besua një inxhinieri të ri, Willis Haviland Carrier. Pas disa përpjekjesh, në moshën 25-vjeçare ai zhvilloi një sistem ftohjeje që e lejonte të kontrollonte nxehtësinë dhe lagështinë në proceset e printimit. Ndriçimi i erdhi teksa ishte në stacion, duke vëzhguar mjegullën që pothuajse e pengoi të shihte trenin që mbërrin në platform ! Pse të mos thithni avullin duke e kaluar nëpër ujë… ! ?  Ishte 17 korrik 1902. Modelet e para të kondicionimit ishin shumë të rënde  të përshtatshme vetëm për përdorim industrial. Modeli i parë, i patentuar u prodhua në vitin 1906, që nuk ishte shumë efikas në terma afatgjatë, duke e bërë të nevojshme përditësimin.

Sa i përket shpërndarjes masive, merita u shkon kinemave.  Në vitet 1920, kalimi më i këndshëm dhe më ekonomik i verës ishte të shihje një film në një dhomë frigoriferike ! Kështu filluan ta vlerësonin njerëzit aq shumë saqë donin ta instalonin edhe në shtëpi dhe zyra, edhe nëse – siç shkruante revista Life në vitin 1945 – ishte ende një luks i destinuar për pak të privilegjuar. Sot nuk ka shtepi,dyqan apo zyrë pa të.

 

Author: jehona