DINAMO –PARTIZANI
Dinamo
U krijua ne 9 Prill 1950, ndeshjen e pare e luajti ne 26 Shkurt 1950, me Elbasnin ne Tirane 2-0. Mori pjese ne kampionatin e 13 , te viti 1950, u shpall kampion. Interesant ishte fakti se me pjesmarrjen e Dinamos ju kthye emri Korces qe deri tani kishte emrin Dinamo.
• Takimi I pare mes Dinamo-Partizani 1-0, gol I shenuar nga Kavaja ne te 23’ kjo ndeshje u eshte luajtur ne 14 Maji 1950, ne javen e 9 te Kampionatit te 13 dhe shenon te paren ne historine e ketyre skuadrave.
Formacionet e para :
Dinamo: Vogli, Sherko, B. Boriçi, Shaqiri, Peqini, Vathi, Gjinali, Jareci, Kavaja, Mirashi, tr. Ludovik Jakova
Partizani: Bonati, Laçej, LLambi, Kurani, Sakiqi, Ohri, Parapani, Arbana, L.Boriçi, Biçaku, Karanxha. Tr Sllave Llambi.
Dinamo me uniforme te bardhe, Partizani me te kuqe..
Ja si shkruan per kete takim, mjeshtri Anton Mazreku: Një prej këtyre sulmeve përfundon në gol, autor I të cilit qe Kavaja. Sirena, Daulle, korneta, thirrje e brohoritje të pambaruara nga ana e djathtë e tribunës qëndrore(Dinamo). E majta hesht si e goditur në befasi me shpresën e një barazimi të shpejtë
- Prej 15 vitesh Dinamo nuk ia del të triumfojë përballë Partizanit, statistika këto që tregojnë dominimin e kuq ndaj atyre “Blu”
- Në 10 duelet e fundit mes tyre, demat ia kanë dalë të triumfojnë në 6 prej tyre, ndërsa 4 sfida të tjera kanë përfunduar barazim.
Fitorja e fundit e “Nëndetëses” është më 4 prill të vitit 2009, kur triumfonin 2-1 ndaj demave.