
Gazeta Dielli botoi kopjen e saj të parë më 15 shkurt 1909 në Boston (SHBA).
Kjo gazetë mbetet organi mediatik më i vjetër i shqiptarëve.
Faqet e gazetës që vazhdon të informojë komunitetin shqiptaro-amerikan kanë qenë një pasqyrë e furtunave historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, por edhe një forum për opinione e për debatin e hapur publik.
E nëse sot “Dielli” shqiptar i themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica është 110 vjeç, gazeta e famshme angleze “The Sun” është 57 vjeç pasi e ka parë dritën e botimit në vitin 1964.
Në bibliotekën e AQSH-së gjenden kopje të gazetës Dielli të viteve 1922 dhe 1926, gjithashtu në fototekën e arkivt ka fotografi interesante të makinerive të shtypjes së gazetës Dielli dhe stafit të saj në vitet 1912 deri më 1918.