Në të gjithë SHBA-në – dhe jo vetëm – trenat u bien borive para vendkalimeve dhe kjo nuk është rastësi.
Sipas Administratës Federale të Hekurudhave të Departamentit të Transportit të SHBA-së, inxhinierët e lokomotivës duhet të fillojnë t’i bien borive të trenit të paktën 15-20 sekonda përpara se të arrijnë në vendkalime publike.
Ky veprim ka për qëllim të paralajmërojë shoferët dhe këmbësorët për parakalimin e trenit, në mënyrë që të shmangen dëmet dhe incidentet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas BNSF Railway, boria e trenit duhet të bie në disa raste:
1.Kur një automjet, person, ose kafshë, të jetë në afërsi dhe ekuipazhi vendos se është e nevojshme të japë një paralajmërim
2.Kur punëtorët e Departamentit të Transportit apo të ndërtimit të jenë afër
3.Në raste tjera emergjente
-
Por në disa raste, trenit ligjërisht nuk i lejohet t’i bie borisë, dhe ato quhen “Zona të qeta”.