Arjani Çani, moderatori i “Zonë e Lirë” zyrtarizoi thashethemet se PS dhe PD kanë bërë marrëveshje para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai e hapi emisionin e mbrëmjes së sotme me këtë temë ku kishte ftuar Armand Shkullakun.
“Ka thashetheme që qarkullojnë”, tha Çani. “Por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama të bashkqeverisin pas 25 prillit”.
Por ai shtoi se këto zëra mund t’i ketë përhapur që llimisht Rama për të demoralizuar të djathtën.
“Rama thotë shpesh që Luli është djali i mirë dhe duket se inatin e ka me Berishën dhe Metën”, u shpreh Arjan Çani.
Çani analizoi me Shkullakun mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme, duke llogaritur se asnjëra nga palët nuk siguron dot e vetme 71 mandate.
Në një rast të tillë digjet LSI dhe të gjithë partitë e vogla.