Organizata Shqptarët e Bashkuar në Detroit, Michigan, lëshon këtë komunikatë rearguese :
 Rugovizmi nuk është shpëtimi i Kosovës, por ALBINIZIMI, VJOSA  dhe VETËVENDOSJA
 


Kjo është formula strategjike e objektivave prioritare e politikës dhe e diplomacisë së Kosovës, jo kurrfarë rugovizmi i dështuar që në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), të cilin nuk e mbrojti dhe nuk e njohu asnjë shtet i botës. Prandaj, do të ishte vetëvrasje politike rikthimi i tij në skenën e sotme politike të Kosovës.
 
Fatbardhësisht, që ka kaluar dhe, qoftë e harruar ajo kohë vurratë, kur mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë në Kosovë, një politikë miope e papërgjegjshme i “bëri mish për top” të  kolonializmit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, për shkak se “vaksina” e saj ishte e gabuar shkencërisht, nuk dha efektet e saj  mbrojtëse kundër “kovidit” epidemik shfarosës të Serbisë pushtuese (1989-1999).
Gjatë kësaj periudhe të theksuar nga kjo epidemi shfarosëse serbe gjetën vdekjen mbi “11.800” shqiptarë; u dhunuan mbi “22.000” gra shqiptare; u zhdukën mbi “1647” shqiptarë, të cilët, edhe sot evidencohen  si të pagjetur; u shpërngulën mbi “1 milion” shqiptarë; u shkatërruan dhe u dogjën mbi “200.000 mijë shtëpi dhe objekte të tjera”, që sot kapin vlerën e dëmshpërblimit mbi “22.000 miliardë euro”.
Rugovizmi nuk e ka shpëtuar Kosovën  nga gjenocidi serb, e as nuk e ka pavarësuar  nga Serbia, por UÇK-ja, Amerika dhe NATO-ja
Prandaj, është absurde të merremi me bilancin e gabimeve dhe të dështimit të politikës së perënduar të rugovizmit, që tashmë u përket arkivave historike dhe politike. Asgjë më shumë. Kosova më nuk ka nevojë për recidiva të ndryshëm të rugovizmit, por për liderë  të rinj të guximshëm, të ditur dhe vizionarë të brezit të ri siç janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Tash jemi në fillim të dekadës së tretë të shekullit XXI, që, vërtet po kërkon Albin Kurtë dhe Vjosa Osmanë, të aftë,  që kanë ide, program strategjik dhe vetiniciativë për zhvillimin dhe për demokratizimin e Republikës së Kosovës, që ecën në hap me kërkesat, me kushtet dhe me rrethanat e kohës më të re moderne tekniko-teknologjike, duke përfillur  bashkëpunimin dhe interest komplementare  të partnerëve tanë amerikanë dhe evropianoperëndimorë.
 
 Kërkesa për “rugovizimin” e Albinit është naive, absurde, anakronike dhe krejt jashtë kohe !
 
 Sepse Kosova më nuk ndodhet nën sundimin e egër të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, si dhe të politikës inerte dhe pasive të rugovizmit, e cila për 10 vjet (1989-1999), nuk arriti ta pavarësonte e as ta mbronte Kosovën nga agresioni gjenocidal i Serbisë. – Kujt i duhet “ringjallja” e politikës kapitulluese e rugovizmit, që të rikkthehet në skenën politike të Kosovës? – Askujt, vetëm karrieristëve, burokratëve, oligarkëve, nepotistëve, korrupsionistëve dhe nostalgjikëve titistë të falimentuar politikisht dhe diplomatikisht të Rugovës. Ata, mjaft e kanë “kullotur” Kosovën, qe 30 vjet. Ata së bashku me “ gandin” e tyre nuk janë më kurrfarë faktorësh shtytës politikë për ndërtimin, për zhvillimin dhe për moderbizimin e Kosovës, por vetëm pengesë e këtyre proceseve të reja, që në asnjë kuptim nuk përputhen me kërkesat dhe me interesat e reja të politikës, të ekonomisë, të zhvillimit dhe të përparimit të gjithmbarshëm të Kosovës.
 
           Plebishti i 14 shkurtit 2021, u ra fshisë të hekurt rugovistëve të dështuar titistë , edhe në luftë edhe në paqe
 
Tani është koha e fundit e “pensinimit politik” të tyre, duke qenë se parlamentarizmi demokratik nuk duron të njëjtit liderë politikë, që të sorollatën në pushtet të pakufizuar (me nga 10, 20 dhe 30 vjet), sepse kjo është njëmendësi dhe praktikë e sistemeve totalitare komuniste  dhe të rendeve feudale.
Prandaj, nuk ka kurrfarë logjike e as justifikimi kërkesa gjoja për “rugovizimin” e Albin Kurtit, kur dihet se kursi i politikës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeliderit të saj, Albin Kurti, as në kuptimin doktrinar strategjik e as në atë praktiko-pragmatik nuk ka kurrfarë  simetrie politike me politikën pasive paqësore të dështuar të rugovizmit (1989-1999).
 
Këtë kërkesë-imperativ të kohës e provuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ( më 14 shkurt 2021), ku shumica e votuesve e dërguan në pension politikën e dikurshme të rugovizmit dhe, në vend të tij, në mënyrë plebishitare e votuan Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo do të thotë se,  të gjithë qytetarët e Kosovës kanë nevojë të domosdoshme dhe urgjente albinizimn e Kosovës, jo kurrfarë “rugovizimi”, sepse ai tanimë ka perënduar, duke qenë se është konsumuar edhe si emërtim, edhe si  ide, edhe si projekt i pajetësuar (1989-1999).
             Rugova nuk e ka “qit në selamet” Kosovën, por UÇK-ja me Amerikën dhe me NATO-n !
Këtë të vërtetë historike, politike, diplomatike dhe ushtarake e dinë të gjithë shqiptarët, Ballkani, Evropa dhe tërë bota.
Pikërisht, këta tre faktorë e kanë çliruar dhe pavarësuar Kosovën, jo rugovizmi, as berishizmi, as nanoizmi e as majkoizmi. Kjo është e vërteta.
 
Albin Kurti nuk është simetri e Rugovës, por e Adem Demaçit !
Prandaj, “rugovizimi i Kurtit” do të ishte kthim regresiv politik në pozicionin  ZERO  të kohës kur digjej hekuri dhe guri nën sundimin kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

  • E, kush ishte ai Rugova,  çfarë veprash historike , politike e ushtarake heroike paska  bërë për çlirimin dhe për  pavarësimin e Kosovës, gjatë viteve 1989-1999, që tash, pas 30 vitesh  po u dashka t’i ripërsërit politika e VV-së dhe e Albin Kurtit?!
    PO, edhe zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të Kosovës (14 shkurt 2021) dëshmuan se populli masovikisht nuk e votoi politikën e rugovizimit dhe të LDK-së (1989-2021). Dhe, mirë bëri, por  me një vonesë shumë të madhe 30-vjeçare, që Kosovës nuk i solli as lirinë e as pavarësinë e saj, por vetëm mjerimin social, varfërinë, papunësinë, moszhvillimin dhe eksodin sistematik të institucionalizuar.
     
    Nëse VV-ja dhe Albin Kurti, do të ndiqnin “kursin politik” të Rugovizmit, do të dështonin sikurse Isa Mustafa dhe LDK-ja. Kjo do t’i ndodhte VV-së, nëse Albin Kurti, në çfarëdo forme, do të imitonte recidivat e politikës së dështuar të I. Rugovës. Ky do të ishte fundi i Albin Kurtit në politikë, ashtu sikurse i Rugovës, më 1999, kur politika e tij pasive paqësore pësoi fiasco nga lufta çetniko-fashiste gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheqviqit.
    Ashtu sikurse vota plebishitare antirugoviste e datës 14 shkurt 2021në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, edhe ne ‘Organizata e Shqiptarëve të Bashkuar” në Amerikë, e hedhim poshtë sugjerimin idiotik, që Albin Kurti të injektohet me “vaksinën” e dështuar të Ibrahim Rugovës , sepse Kosovën, do ta rikthente 30 vjet prapa në kohën e regjimit pushtues serb të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
     
    Kryetari,                                         Më 1 mars 2021
    Rrok Dedvukaj, d.v.

Author: gj.h