Zëvendës kryeministri Artan Grubi, ka takuar Nevzat Bejtën, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe diskutuan për shumë çështje, si për procesin e regjistrimit të popullsisë edhe mbi zgjedhjet e radhës lokale.
Z. Grubi ka cekur se “zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët”.
Postimi i z. Grubi në fb:
Sot e prita edhe z. Nevzat Bejta, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bashkë partiakun tim me të cilin gjere e gjatë biseduam për shumë çështje.
Përveç realizimit me sukses të procesit të regjistrimit të popullsisë, debatuam edhe mbi zgjedhjet e radhës lokale që na presin në vjeshtë të këtij viti, me theks të veçantë për ndryshimin thelbësor që e meriton Gostivari.
Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët.