Abdul-Selam Selami: Ja si të përfitoni nga tatimet e paguara

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, ka bërë me dije procedurat e kthimit të tatimeve, nëpërmjet rrjetit social, duke përshkruar formularët dhe kërkesat.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “Kërkesat dorëzohen nëpërmjet sistemit e- tatim personal (përllogarritje akontative). Për më shumë informata në web faqen e DAP.

Postimi i plotë:

Në platformën e-tatime (e-PDD) janë vendosur formularët për personat fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur.
Kërkesë për përllogarritje të shumës për kthimin e realizuar të mbështetjes financiare për pagesë të rrogave
-formulari DB-BV-PF-2″ për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020
-formulari “DB-BV-PF-1” për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020
Kërkesë për përllogarritje të shumës për kthim të subvencionit të realizuar për pagesë të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020 “formulari DB-BV-SPZSO”
Kërkesë për përllogarritje të shumës për kthim të mbështetjes financiare të relaizuar për pagesë të mjeteve financiare “formulari DB-BV-PF”
Kërkesë për shndërrim të mbështetjes financiare për pagesë të rrogave në grant “formulari B-PFPG” (të bashkangjitur ndaj kërkesëa, faturat për furnizimet e realizuara dhe çertifikatat e bartësit të pagesës së qarkullimit si dëshmi për pagesën e kryer të faturave (origjinale apo kopje të çertifikuara) dorëzohen në formë të letrës deri te drejtoria kompetente regjionale e DAP ku administrohet obliguesi)
Kërkesat dorëzohen nëpërmjet sistemit e- tatim personal (përllogarritje akontative)
Për më shumë informata në web faqen e DAP

Author: gj.h