Selami: Bujq kontrolloni llogarit tuaja, DAP fillon pagesen per kthim të tatimit personal

📢Info e rëndësishme për bujqit

🗣 Realizohet pagesa për kthimin e tatimit të të ardhurave personale për bujqit të cilët gjatë vitit 2019 kanë realizuar të ardhura nga shitja e prodhimeve të tyre personale.
✅ 14 451 bujqve do t’ju paguhet 87.036.280 denarë.
✅Pagesa tani më po realizohet tek bujqit të cilët kanë paraqitur llogari të transaksioneve valide, ndërsa bujqit të cilët i plotësojnë kushtet për kthim të mjeteve, ndërsa nuk i kanë azhuruar llogaritë e transaksionit, le ta bëjnë në afat sa më të shkurtër në njësinë më të afërt të DAP.
📌Të drejtë kthimi të tatimit të të ardhurave personale realizojnë personat fizik të cilët fitojnë të ardhura nga shitja e prodhimeve të veta bujqësore, e cila shumë nuk e tejkalon një milion denarë, sipas të dhënave të konfirmuara nga paraqitja vjetore e tatimit dhe të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe të dhëna tjera me të cilat i posedon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, që nuk kanë të ardhura të fituara në baza tjera dhe janë të tatueshëm në pajtim me Ligjin për tatim të të ardhurave personale dhe të cilët nuk janë obligues të TVSH-së.

Author: gj.h