U tha se ishte përkeqësuar, Ardit Gjebrea jep njoftimin për gjendjen e tij

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka bërë me dije se ka fituar betejën me Covid-19 pas një lufte dy javore. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë moderatori me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se tani ndihet më mirë dhe ka nisur të rikuperohet.

Gjebrea ka falenderiuar mjekun Adrian Jorgjin, infermieren Florën për gjithë durimin që ka treguar dhe bashkëshorten e tij Anilën të cilën e quan edhe “ëngjëll mbrojtës”. Ndër të tjera ai shkruan se do do t’i duhet pak kohë për të “ndezur motorët”.

“Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre.

Falrminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton? Dielli doli,” shkruan ai./shkoder.info

Author: admin