Mix emisionesh! Saimiri i refuzoi dy vajzat e ‘Love Story’ në krahët e djemve të ‘PërPuthen’

Mbrëmjen e djeshme u mbàjt finalja e “Love Story”. Midis Generdës dhe Merit, Saimiri zgjodhi këtë të dytën si partneren e tij të ardhshme.

E para që u njoh me vendimin e “princit modern” ishte Generda, e cila u prék pasi mësoi se ai nuk ishte e përzgjedhura e tij. Megjithatë ajo i uroi atij mbarësi në rrugëtimin e dashurisë me Merin.

Gjithsesi Generda, që erdhi posaçërsiht nga Gjermania për Saimirin, duket se e ka hedhur shpejt pas krahëve këtë histori.

Ditën e sotme ajo është fotografuar së bashku me një vajzë tjetër të “Love Story”, Redonën, me dy nga djemtë më të komentuar të “Për’Puthen”! Me kë do thoni ju? Me Atdheun dhe Andin.

Ka qenë moderatorja e “Daily Love Story” ajo që ka publikuar foto të djemve dhe vajzave, në të cilat ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në njërën foto Generda shfaqet shumë pranë Atdhehut, teksa ky i fundit shihet se i ka hedhur dorën në qafë.

“Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja e “Daily Love Story”.

Se si janë njohur djemtë e “Për’Puthen” me ish-konkùrréntet e “Love Story” nuk dihet ende dhe ndoshta ata mes tyre mùnd të jenë thjesht miq të mirë. Megjithatë mbetet në dorë të protàgonistëve të flasin e të zbùlojnë më tepër detaje./juda.al

Author: admin