“Shumë shpejt do flasim për Elvisin”, Shqipja “shenjestron” konkurentin e rradhës në “Për’puthen”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj u pyet së fundmi nga një fans se çfarë mendimi ka për Elvisin.

“C’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”, ishte pyetja drejtuar drejt Shqipes, e cila nuk e kurseu aspak përgjigjen.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë pas deklaratës që bëri Shqipe në rrjetet sociale, ka reaguar menjëherë edhe Loco. Ai postoi në “Instastory” një foto ironizuese, ku shfaqej pasta e dhëmbëve.

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë”, shkruan Loco krahas kësaj fotoje./shkoder.info

Author: admin