Kuptimi i orës. Çfarë simbolizon ora, sidomos në ëndërr?

CILI ESHTE KUPTIMI I ORES? ORËT JANË KUDO: NË SHTËPITË TONA, NË VENDET TONA TË PUNËS, NË KYÇET E DORËS, NË TELEFONAT DHE PAJISJET TONA, NË INTERNET… MADJE EDHE NË ËNDRRAT TONA.

NË TË VËRTETË, ORËT NA RRETHOJNË – NJËLLOJ SI NJË KUJTESË E GJITHËPRANISHME E VDEKSHMËRISË SONË. NDONJËHERË DUHET TË KUJTOHEMI SE SA E ÇMUAR ËSHTË JETA, NË MËNYRË QË TA SHIJOJMË MË SHUMË DHE TË MOS E MARRIM KOHËN TONË TË DHËNË SI TË MIREQENE.

Por kur edhe mendja juaj e pavetëdijshme (pavetedija, endrrat) është e mbushur me simbolet e ores, çfarë kuptimi mund te kete kjo gje?

Shumë psikologë besojnë se ëndrrat tregojnë shumë për atë që aktualisht po pushton mendimet dhe emocionet tona. Shumë prej objekteve dhe simboleve në ëndrra mund të kenë vërtet kuptime më të thella se ato që duket se janë në sipërfaqe.

Pra, nëse ju ndodh të ëndërroni për orë, ose nëse orët shfaqen diku në ëndrrat tuaja, çfarë mund të nënkuptojë kjo?

Epo, ne kemi bërë një hulumtim të vogël për të zbuluar se çfarë mendojnë shumica e studiuesve të ëndrrave, per kuptimin e ores ne enderr. Rezultatet mund t’ju befasojnë.

Shpjegimet kryesore për kuptimin e orës dhe kohes në ëndrra:

Të ëndërrosh për një orë paraqet domethënien e kohës, ose që koha mund të mos jetë në favorin tend. Ju mund të stresoheni për një afat qe po mbaron ose ndonjë çështje tjetër të ndjeshme në kohë. Ju duhet të fitoni ritmin në jetë. Orët gjithashtu tregojnë vdekjen, veçanërisht nëse ora ka ndaluar se punuari.

Të ëndërrosh se ora po ecën prapa, shkon njëkohësisht me mënyrën sesi e ndjen jetën tënde duke lëvizur. Ndiheni sikur nuk keni bërë ndonjë gjë të rëndësishme me jetën tuaj ose se jeni aktualisht të mbërthyer në të njëjtin vend. Enderrimi i një ore mund të përfaqësojë gjithashtu zemrën e njeriut, rrahjet e saj janë si sekondat e një ore. Kjo tregon anen tende sentimentale.

Ora me zile

Të ëndërrosh një orë me zile është subkoshienca jote (ana jote e brendshme) që të bën të kuptosh se po afron një kohë e rëndësishme.

Të ëndërrosh se zilja bie por ti nuk reagon, është një kujtesë që të mbash korrektesen ne takimet e tua në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të mos humbasësh ndonje informacion te rendesishem.

Enderrimi i një ore me zile që nuk funksionon tregon se ju nuk vlerësoni kohën e tjetrit dhe duhet te beni përpjekje për të treguar që jeni në të vërtetë mirënjohës për gjithçka që te tjeret bëjnë për ju.

Të ëndërrosh se dëgjon ose gradon një alarm per tu zgjuar do të thotë se je hutuar për diçka, dhe mbase i/e shqetësuar se ke bërë një veprim të gabuar.

Të ëndërrosh se diçka shfaqet nga askund (pershembull nje ore qe nuk ishte aty, shfaqet papritmas) tregon se po e kufizon imagjinatën dhe individualitetin tënd. Ju duhet të zhvilloni mendime dhe ide më unike. Emocionet tuaja duhet të bazohen në praktike dhe arsye. Nëse i kushtoni vëmendje objektit që po shfaqet, do të arrini një kuptim më të mirë të ndjenjave dhe ideve tuaja të brendshme.

Per ata qe kuptojne Anglisht, kjo eshte nje video qe flet per kuptimin e ores dhe kohes ne enderr.

Author: admin