Pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq” ditën e sotme ishin Liliana dhe Namiku nga Tepelena. Konflikti mes bashkëshortëve është rreth një deklaratë noteriale pasi Namiku ka shkuar para një noteri dhe ka hequr dorë nga një pronë.
“Kam ardhur këtu, pasi ky zotëria ka shkuar para dy vitesh dhe ka bërë një dorëheqje tek noteri dhe i ka rënë në qafë familjes së tij. Edhe më shumë i ka rënë vëllait Arbenit bashkë me nënën e tij, që janë të dy të sëmurë. Unë kam 24 vite që kam punuar tek ato toka”, u shpreh Liliana.
“Ti nuk je e regjistruar në certifikatë”, i thotë Namiku dhe më pas i drejtohet zonjës Eni: “Nuk është pjesë, pasi ne jemi martuar në ’96”.
Pas një seance ndërmjetësimi të gjatë, në fund Liliana u shpreh se nëse Namiku nuk e zgjidh problemin, nuk mund ta pranojë në shtëpi. “Nuk ndahen njerëzit për një dynym tokë. Tokën në Vasjar e ke, nuk ta merr njeri, burrin sigurisht edhe mund ta marrin po e le…”, i tha Eni Çobani.
“Unë dua që të zgjidhet problemi, nëse nuk zgjidhet nuk ka vend në familjen time”, tha Liliana e vendosur.